Vetëm me një përbërës shpëtoni nga thembrat e çara

Vetëm me një përbërës shpëtoni nga thembrat e çara

Kur zgjoheni nga gjumi për të shkuar në tualet, mbani njërin sy mbyllur për këtë arsye që nuk e keni ditur më parë!

Thembrat e çara janë një shqetësim i vërtetë, sidomos në stinën e nxehtë, kur këmbët ekspozohen më shumë, me sandale dhe shapka.

Por ekziston një zgjidhje fare e thjeshtë, e cila mund të praktikohet në shtëpi dhe që ka në bazë vetëm një përbërës.

Bëhet fjalë për miellin e tërshërës, i cili në sajë të përbërjes që ka, e bën lëkurën më të hidratuar dhe kompakte.
Ndër të tjera, ka edhe veti antinflamatore dhe antioksidante, të cilat janë shumë të mira për shëndetin e përgjithshëm të lëkurës.

Hidhni një filxhan çaji me miell tërshëre në një enë dhe mbusheni me ujë të vakët.

Në të mund të shtoni disa pak vaj esencial livandoje, ose në pamundësi pak vaj ulliri.

Futini këmbët për 15-30 minuta në ujë dhe masazhojini thembrat ngadalë.

Në fund me një limë për thembrat pastrojini dhe do të shikoni që këmbët tuaja do të jenë si të një bebeje. Një veprim të tillë, këshillohet që ta praktikoni një herë në javë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)