Veteranët dhe invalidët e luftës, bashkë me Imri Ahmetin drejt 12 tetorit

Veteranët dhe invalidët e luftës, bashkë me Imri Ahmetin drejt 12 tetorit

Nderohet dëshmori Lulëzim Llugiqi (Foto)

Remzi Mehmeti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga ushtarët e saj më të hershëm, komandant batalioni në kuadër të Brigadës 123, i bashkohet vizionit “Me punë për Lipjanin”.

Pas luftës, Remziu vazhdoi misionin e tij duke shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke dëshmuar përkushtim të pandërprerë ndaj atdheut dhe lirisë. Sot, me vendosmëri e përvojë, ai vjen të japë kontribut në progresin e komunës sonë, duke sjellë kujdes për kujtesën historike dhe respekt të thellë për vlerat e UÇK-së.

Vizioni i kryetarit Ahmeti po gjen çdo ditë e më shumë mbështetje nga kategoritë e dala nga lufta. Vetëm në 10-ditëshin e fundit, rreth 30 veteranë dhe invalidë të luftës i janë bashkuar ekipës së tij, duke e fuqizuar frontin për zhvillim dhe dinjitet.

Ky besim nuk është i rastësishëm. Në këto 12 vite, kryetari Imri Ahmeti ka dëshmuar se është një nga udhëheqësit më të përkushtuar për kategoritë e dala nga lufta, të cilat për një kohë të gjatë ishin lënë në harresë. Përmes përkujdesjes institucionale dhe respektit të vazhdueshëm, Lipjani sot ka shtatoret madhështore të dëshmorëve, si dëshmi e kujtesës historike dhe nderimit të përjetshëm për sakrificën.

Së fundmi, projekti i madh për ndarjen e 100 banesave për familjet e kategorive të luftës është dëshmi konkrete e vizionit social dhe njerëzor të kryetarit Ahmeti, duke ofruar siguri, dinjitet dhe një të ardhme më të mirë për ata që dhanë gjithçka për lirinë.

Këto vepra të prekshme e kanë bërë që shumë ish-ushtarë, veteranë dhe invalidë të luftës të rreshtohen krah Imri Ahmetit në zgjedhjet e 12 tetorit, duke parë tek ai jo vetëm një kryetar komune, por një mik dhe bashkëluftëtar të kauzës së tyre.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)