VETERANËT E UÇK-SË, AMBASADORËVE: MOS BËNI PRESION, KUVENDI TA SHFUQIZOJË SPECIALEN

VETERANËT E UÇK-SË, AMBASADORËVE: MOS BËNI PRESION, KUVENDI TA SHFUQIZOJË SPECIALEN

Vazhdon hipokrizia e Presidentit Thaçi: Krahason Gjykatën Speciale me Holokaustin

Përmes një njoftimi për media OVL e UÇK-së, ka ritheksuar edhe një herë qëndrimin e tyre ndaj formimit të Gjykatës Speciale. Ata kanë kërkuar nga ambasadorët e shteteve të QUINT-it që të mos bëjnë presion mbi deputetët për këtë çështje.

Shoqatat e dala nga lufta, të veteranëve kanë bërë me dije se pas shumë kërkesave të tyre për shfuqizimin e gjykatës, siç e quajnë ata, “të njëanshme speciale dhe keqinterpretimeve mediale që po bëhen, OVL e UÇK-së lëshon këtë komunikatë:”

“Ne si OVL UÇK, ishim dje dhe jemi edhe sot për shfuqizimin e Gjykatës Speciale sepse konsiderojmë se kjo gjykatë është e njëanshme, prandaj përmes kësaj komunikate i bëjmë me dije opinionit publik se ne si veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk kemi qenë dhe as nuk jemi kundër drejtësisë dhe organeve të saj, por kemi qenë dhe jemi kundër padrejtësive që po na shkaktohen si popull viktimë e luftës së fundit në Kosovë, sepse siç e dini, ne kemi kërkuar dhe kërkojmë në vazhdimësi që të krijohet Gjykatë vendore, e cila do të merrej me gjykimin e të gjitha krimeve të shkaktuara gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sa i përket kësaj, OVL e UÇK-së lusin Ambasadorët e shteteve mike të KUINT-it, “që të mos bëjnë presion mbi deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sepse ata janë sovrani i votës së popullit”.

Kurse, kërkojnë nga Kryesia e Kuvendit dhe Kryetari i saj, që ta procedojnë iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, siç thonë, është obligim kushtetues.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)