Vetëvendosje i bashkohet LDK’së, nuk ua bën kuorumin tre komandantëve

Shtimja, komuna me transparencën më të lartë buxhetore

Dy tentativa të Kryesisë së Kuvendit për ta proceduar shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës kanë dështuar. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk e kanë mundëruar kuorumin në kryesi.
Për këtë një rol të madh e kanë luajtur ambasdorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ruairi O’Connell të cilët kanë negociuar me Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në këto biseda kanë marrë pjesë Avdulla Hoti dhe Glauk Konjufca.

Ndryshe zyrtarë të Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë vlerësuar si të rrezikshme iniciativën e 43 deputetëve të Kuvendin të Kosovës për ta zhbërë Gjykatën Speciale, e pas të cilës kanë qëndruar krerët më të lartë të shtetit, Thaçi e Haradinaj e Vesel.

Deputeti I LDK’së Kujtim Shala këtë iniciativën e ka quajtur ‘tepër të rrezikshme e cila e fut vendin në aventura të paparashikueshme”.

Sipas tij ‘hapat e nxituar mund të sjellin situata të reja’ të cilat nuk janë në favor të vendit.

“LDK, si subjekti i themeluar dhe ndërtuar shtetin e Kosovës, nq asnjë rast nuk do të jetë pjesë e veprimeve të pamatura dhe nuk do të lejojë që fati i qytetarëve dhe i vendit tonë të futet në rrugë të paqarta”, theksoi ai.

Ndërkohë, deputeti Glauk Konjufca nuk ka komentuar pasi ka dalë nga mbledhja e parë e dështuar kryesisë duke thënë se “zhvillimet janë dramatike”.

Ndërkohë kundër kësaj iniciative kanë bërë presion të fuqishëm Delaëie dhe O’Connell të cilët kanë thënë se Kosova po e rrezikon të ardhmen e saj për shkak të interesave personale të liderëve të saj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)