Vetëvendosje dhe AAK të Lipjanit, e konsiderojnë të rregulltë procesin e votimit (Video)

Vetëvendosje dhe AAK të Lipjanit, e konsiderojnë të rregulltë procesin e votimit (Video)

VETËVENDOSJE NJOFTON SE KA FILLUAR PROCESIN PËR ZGJEDHJEN E KRYETARIT

Vetëvendosje e ka vlerësuar të rregullt procesin e votimit të deritanishëm, duke mos vecuar ndonjë parregullsi që do ta dëmtonte ate. Këtë e ka bërë të ditur Xhelal Haliti, shef i shtabit zgjedhor i kësaj partie në një prononcim për Ulpianapress.

Haliti tha se nuk ka ndonjë informacion për ndonjë parregullsi, përpos disa informacioneve jozyrtare, e të cilat flasin se disa asambleistë të LDK-së dhe PDK-së kanë marrë pjesë në qendrat e votimit në Sllovi dhe Bujari.

Haliti ka përgëzuar qytetarët për këtë process të rregullt, njëkohësisht u ka bërë thirrje atyre, që në orët që kanë mbetur ta shfrytëzojnë të drejtën qytetare për të votuar.

Nga ana tjetër edhe shefi i shtabit zgjedhor të AAK-së, Nijazi Ibrahimi, në një prononcim për Ulpianapress, nuk ka përmëndur për ndonjë parregullsi gjatë procesit të sotëm zgjedhor.

Ibrahimi tha se komisionerë dhe vëzhgues të kësaj partie, me të cilët ky subjekt mbulon të gjitha qendrat e votimit, nuk kanë raportuar për ndonjë shkelje eventuale në ndonjë pikë të vendvotimit./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)