Lëvizja Vetëvendosje është distancuar nga hedhja e ngjyrës mbi ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, sot me të përfunduar marshi protestues “Drejtësi për Astritin”.
“Lëvizja Vetëvendosje distancohet nga ngjyra e hedhur drejt ndërtesës së Qeverisë. Këto veprime nuk kanë qenë pjesë e agjendës organizative dhe janë njëkohësisht të papranueshme”, thuhet në një komunikatë të Vetëvendosjes, në të cilën përshkruhet ecuria e marshit të sotëm protestues për Astrit Deharin, me rastin e një vjetorit të vdekjes së tij, në rrethana ende të pasqaruara përfundimisht.
Por kjo nuk u ka pëlqyer disa aktivistëve të këtij subjekti politik të cilët edhe kanë reaguar.
Lidhur me këtë ngjarje policia e Kosovës ka arrestuar dy persona.
Ndryshe, përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për persona të lënduar.
COMMENTS