Lëvizja Vetëvendosje e Lipjanit nesër do të mbajë një konferencë për media, njofton ‘Gazeta Ulpianapress’.
Konferenca mbahet në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan duke filluar nga ora 11:00.
Arsyeja e mbajtjes së kësaj konference është raportit mbi gjendjen në komunën e Lipjanit dhe mos punës së kryetarit aktual Imri Ahmeti gjatë vitit 2018
“Gazeta Ulpianapress”, do ju mbajë të informuar rreth kësaj ngjarje.
‘’Njoftim
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Lipjan mban konferencë për media nesër, 28 dhjetor 2018 me fillim nga ora 11:00. Kjo konferencë ka për qëllim nxjerrjen në pah të raportit mbi gjendjen në komunën tonë dhe mos punës së kryetarit aktual Imri Ahmeti gjatë vitit 2018.
Në konferencë do të flasin: Kryetari i Qendrës Avni Jashari dhe kryesuesi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Lipjanit, Shkelzen Bislimi.
Ju ftojmë të merrni pjesë’’, thuhet në njoftimin e VV-së së Lipjanit./Ulpianapress
COMMENTS