Vetëvendosje e Lipjanit: Nuk ka asnjë marrëveshje me LDK-në

Vetëvendosje e Lipjanit: Nuk ka asnjë marrëveshje me LDK-në

Mollë me bollëk e cilësore në Llugaxhi të Lipjanit

Lëvizja Vetëvendosje e Lipjanit ka dale me një komunikate rreth lajmit se VV dhe LDK në Lipjan janë dakorduar për një qeverisja katër vjecare të përbashkët.

Sipas kesaj komunikate nuk ka asnjë koalicion paszgjedhor me LDK-në e as nuk është biseduar me askend deri sot, njofton Ulpianapress.

Kjo është komunikata e VV-së së Lipjanit:

‘’Informojmë aktivistët, votuesit dhe simpatizuesit e VV-së se lidhur me një koalicion paszgjedhor me LDK-në nuk është biseduar me askend dhe nga askush deri sot kur po shkruajmë këte komunikatë tonën. Kryesia njëzërit u deklarua se kjo mund të konsiderohet një ofertë nga LDK-ja e cila ofertë edhe mund të analizohet në të ardhmen nëse për këte do të ketë diçka konkrete dhe shifet interesi i subjektit dhe aktivistëve nga bashkëqeverisja e ofruar. Informojmë qytetarët dhe aktivistët tanë se do të informohen për çdo iniciativë, bisedë apo koalicion të mundshëm me partinë e cila e ka marrë votën e qytetarëve për të qeverisur për katër vitet e ardhëshme dmth LDK-së. Si subjekt politik dhe si kryesi nuk duam e nuk lejojmë që të përdoret LVV-ja dhe anëtar të caktuar të kryesisë për të ngritur ose ulur pazaret e subjekteve të tjera politike të cilët mund të kenë bërë paraprakisht marrëveshje me shkrim ose marrëveshje gjentelmenësh dhe tani na përdorin neve për ti korrigjuar apo përshtatur ato nevojave të veta. Ofertat serioze do të konsiderohen dhe do të diskutohen në Vetëvendosje në çdo kohë dhe kurdo që do ti marrim ato nga partia dhe kryetari fitues i zgjedhjeve për Lipjanin’’.


COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)