Vetëvendosje shpalos planet për protestat

Vetëvendosje shpalos planet për protestat

Ja çka bëri Albin Kurti pas përfundimit të mbledhjes së Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se po zhvillon takime me qytetarët e Kosovës, me të cilët po diskuton për “aventurat e rrezikshme të presidentit Thaçi”.

Sipas Vetëvendosjes, presidenti Thaçi kokë më vete, pa autorizim e pa legjitimitet po flet në emër të Republikës.

Përballë kësaj situate, VV konsideron se protestat dhe demonstratat, përveçse të nevojshme, janë bërë edhe të domosdoshme.Ky është njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me takimet me qytetarë :

“Së bashku me qytetarët anë e kënd Kosovës po mbahen diskutime për aventurat e rrezikshme të presidentit Thaçi që kokë në vete, pa autorizim e pa legjitimitet po flet në emër të Republikës. Në shërbim të këtij presidenti mazhoranca ka uzurpuar Kuvendin duke moslejuar mbajtjen e seancës së thirrur nga opozita për të ndaluar pazaret e tij me Serbinë. Përballë kësaj situate, protestat dhe demonstratat, përveçse të nevojshme, janë bërë edhe të domosdoshme”

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)