Vetëvendosje në Shqipëri: Vuçiq, një kriminel lufte vjen të pozojë si bamirës

Vetëvendosje në Shqipëri: Vuçiq, një kriminel lufte vjen të pozojë si bamirës

Rama në Shkup, pajtohet me Zaevin për mbledhje të përbashkët të dy qeverive

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reguar kundër shkuarjes së Aleksandër Vuçiq në Shqipëri.

“Këtu një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”, thuhet në banerin e vendosur nga Vetëvendosje.

Ky mesazh i referohet vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditën e premte në Tiranë, në kuadër të takimit të të ashtuquajturit “shengen ballkanik”, shkruan Insajderi.

Kryetari i Bordit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Enis Sulstarova, tha para mediave se qeveria në Shqipëri po përpiqet që një kriminel lufte si Aleksandar Vuçiq ta paraqesë si bamirës të të prekurve nga tërmeti i nëntorit, duke tentuar t’ia shplajë figurën Vuçiqit.

“Mirëpo, shqiptarët e dinë se presidenti i Serbisë ka qenë Ministër i Informacionit gjatë kohës kur regjimi i Milosheviçit ka kryer masakra të shumta në Kosovë. Ushtria dhe paramilitarët serbë kanë vrarë e masakruar me mijëra civilë, nuk kanë kthyer mbi 1600 persona që mbeten të pagjetur, kanë dhunuar 20 mijë gra e vajza, kanë shkatërruar mbi 100 mijë shtëpi, kanë vjedhur artefaktet kulturore e fondin pensional, kanë shkatërruar mbi 50% të traktorëve dhe të bagëtisë në Kosovë, dukë bërë që Serbia t’i ketë borxh kombit shqiptar mbi 20 miliardë euro si dëmshpërblime lufte”.

“Qeveria Vuçiq vazhdon ta luftojë pavarësinë e Kosovës dhe punon pa u ndalur kundër interesave të kombit shqiptar. Sot që Kosova njëzëri refuzon të marrë pjesë në një takim ku ministri i Milosheviçit paraqitet si bamirës, interesi kombëtar na thotë se të njëjtin qëndrim duhet të mbante edhe qeveria e Shqipërisë”.

“Ai mbetet persona non grata për shqiptarët. Ftojmë qytetarët të na bashkohen këtë të premte për të shprehur njëzëri kundërshtimin tonë”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)