Një i ri, pjesëtar i forcave të NATO-s, oficer në Bunavi të Vlorës, i dha fund jetës.
Ngjarja e rëndë është shënuar në Fieri, në banesën e tij në lagjen “Kongresi i Përmetit” ku ai jetonte. 29-vjeçari, E.Xhaja ka pirë fostoksinë.
Familjarët të cilët kanë parë gjendjen e tij të rënduar e kanë dërguar me urgjencë për në spitalin e Fierit, por me gjithë përpjekjen e bluzave të bardha, i riu nuk mundi të mbijetonte.
Policia ka nisur hetimet po punon për zbardhjen e shkaqeve që shtynë drejt vetëvrasjes të riun.
/Express
COMMENTS