Veturat elektrike të Hondas do të karikohen për 15 minuta

Veturat elektrike të Hondas do të karikohen për 15 minuta

Publikohet lista e fjalëkalimeve më të këqija të vitit, që assesi nuk duhet t’i përdorni

Kompania e njohur japoneze, Honda, në një të ardhme të afërt do të lansojë më shumë vetura elektrike të cilat do të vijnë me një teknologji të ashtuquajtur me karikim të shpejtë.

Sipas të dhënave nga burime të ndryshme, Honda planifikon që deri në vitin 2022 në treg të ketë modele të cilat do të mund të kalojnë rreth 240 kilometra me vetëm 15 minuta karikim të baterisë së tyre, transmeton Koha.net. Kjo do të nënkuptonte zvogëlimin e kohës për karikim pothuajse përgjysmë sa është tani (30 minuta për 80 për qind).

Për këtë qëllim Honda do të bashkëpunojë me partnerët e saj, të cilat ende nuk janë zbuluar se kush janë ata, për të zhvilluar bateritë e reja me kapacitet të lartë të cilat do të përshtaten me shpejtësinë e karikimit dhe me sistemet e avancuara dhe efikase të kontrollit.

Natyrisht, që veturat elektrike të kenë kuptim nevojitet edhe një rrjet i gjerë i karikimit dhe Evropa deri në vitin 2020 do të ketë mijëra vende për karikim me kapacitet prej 350 kW. Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Japonia.

Deri atëherë, Honda në Evropë gjatë vitit 2019 do të lansojë veturën elektrike të bazuar në konceptin Urban EV.

KOHA

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)