Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti ka realizuar golin e parë me skuadrën e Bazelit menjëherë pas rikthimit te kampionët e Zvicrës.
20-vjeçari i cili në sezonin e kaluar mbajti veshur fanellën e St Gallenit përshëndeti rrjetën në minutën e 39-t duke dyfishuar epërsinë e të tijve.
Në fund Bazeli fitoi në transfertë ndaj Luganos me rezultatin e thellë 0-4.
Albian Ajeti është vëllai i vogël i mbrojtësit të Kombëtares, Arlind Ajeti dhe momentalisht përfaqëson kombëtaren U21 të Zvicrës
COMMENTS