Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, ka pranuar se kanë presione nga ana e faktorëve ndërkombëtar, që të formohet qeveria e re sa më shpejt.
Në Blic Interview me Astrit Gashin, ai ka thënë se qëllimet e ndërkombëtarëve janë të mira dhe se Kosovën e presin sfida shumë të mëdha, shkruan Gazeta Blic.
Këto komente Ahmeti i bëri për takimin e zhvilluar mes një delegacioni gjerman, në krye me deputetin Peter Bayer, me krerët me të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Në fakt Astrit është normale sa i përket presioneve. Kosovën e presin shumë sfida të mëdha, për shkak të dialogut dhe gjërave tjera. Ndërkombëtarët normalisht që kërkojnë që të bëhet qeveria. Qëllimi i tyre është qëllim mirë. Në dijeninë time, është kërkesë e tyre që të përfundohet sa më parë çështje e formimit të qeverisë”, ka thënë Ahmeti.
COMMENTS