Vidhen 30 kapakë pusetash në territorin e Lipjanit

Vidhen 30 kapakë pusetash në territorin e Lipjanit

Florent Hoxha zyrtarizon kandidaturën për kreun e PDK-së së Lipjanit

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Lipjanit ka kërkuar nga qytetarët ta ruajnë pasurinë publike dhe të bashkëpunojnë me organet kompetente derisa gjatë periudhës së fundit kohore janë vjedhur së paku 30 kapakë të pusetave të kanalizimit dhe të ujësjellësit nëpër rrugët e territorit të kësaj komune.

Ndërkohë janë dëmtuar dhjetëra drunj dekorativë, shporta të mbeturinave, disa stola, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për ndërtimin e infrastrukturës në këtë sektor Komuna e Lipjanit gjatë viteve të fundit ka investuar qindra e mijëra euro nga buxheti vetjak, ndaj sipas zyrtarëve komunalë është shqetësuese të dëmtohet pasuria publike në këtë mënyrë.

Komuna gjithashtu ka kërkuar edhe nga Policia e Kosovës, pikërisht nga Stacioni i policisë në Lipjan të marrin hapa më konkretë për zbardhjen e rasteve të cilët po e dëmtojnë pasurinë publike.

Ilir Tasholli, drejtor i Shërbimeve Publike i Lipjanit, ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune të bashkëpunojnë me inspektorët komunalë dhe me organet e drejtësisë rreth vjedhjes së kapakëve të pusetave dhe rreth dëmtimeve të pasurisë publike në përgjithësi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)