Mentor Vishesella delegat nga radhët e LDK’së Lipjanit, i është gëzuar tej mase lajmit për nominimin e Vjosa Osmanit si kryeministre nga radhët e kësaj partie.
Vishesella ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare për ta ndarë me miqtë e tij këtë lajm duke përçuar një selam për oponentët politik se do të shihen në finale.
Ai tutje ka shënuar se në finalen e madhe shihen vetëm falë angazhimit dhe palodhshmerisë së kryetarit të Lipjanit Imri Ahmeti.
“Tash shihemi në finalen e madhe kjo falë angazhimit dhe palodhshmerisë se kryetarit Imri Ahmeti”.
Gazeta ditë më parë kur u bë i ditur emri i Vishesellës si delegat e pati kontaktuar duke e pyter se nëse shkohet me vota të fshehta zgjidhja e kryetarit ose kandidatit për kryeministër kënd kishit me e votuar, delegat Vishesella pati deklrauar se vetëm Vjosa Osmanin e sheh si alternativë që LDK-ja të jetë bindshëm partia më e votuar në Kosovë./Ulpianapress/
COMMENTS