Viti 2018, vit i hapave të mëdhenj në administratën publike

Viti 2018, vit i hapave të mëdhenj në administratën publike

Policia në Londër nuk gjen gjurmë të të shtënave

Në kuadër të zhvillimeve në fushën e reformës në administratën publike, Ministria e Administratës Publike ka mbajtur takimin koordinues me donatorë të jashtëm me të cilët u debatua për Raportin mbi aktivitetet e kaluara dhe ato të ardhshme në fushën e RAP-it. Në takim, pos zyrtarëve të institucioneve të vendit, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në vendin tonë dhe të organizatave ndërkombëtare.

Me këtë rast, ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar, falënderoi për bashkëpunim partnerët ndërkombëtarë nga Komisioni Evropian, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nga OECD/SIGMA, UNDP,GIZ, USAID-i TIKA, SIDA, ENA, OSCE, Banka Botërore, ambasadat dhe shoqëria civile. Në vazhdim ai theksoi se ky do të jetë vit i hapave të mëdhenj në fushën e administratës publike, sepse pritet miratimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i ligjeve për Pagat, për Shërbimin Civil dhe për Organizimin e administratës publike. Këto tre ligje do të krijojnë bazë të shëndoshë legjislative për një shtet modern dhe evropian, dhe do të krijojnë një mjedis të përshtatshëm për Qeverinë që t’iu përgjigjet në mënyrë efikase kërkesave të shoqërisë.

Nga Raporti i monitorimit të SIGMA-s për administratën publike për vitin 2017, theksoi ministri Yagcilar, Kosova ka shënuar progres dhe si e tillë qëndron më mirë se mesatarja e vendeve të rajonit. Ky vlerësim ka të bëjë me kuadrin strategjik, përfshirë edhe Stretegjinë e moderizimit të administratës publike (SMAP).

Ministri foli edhe për tre shtyllat kryesore të SMAP-it dhe për rezultatet e mira të kësaj strategjie.

Ministri Yagcilar, në kuadër të planit për aktivitetet e ardhshme për periudhën trevjeçare, theksoi se për rezultatet e pritshme për zbatimin e SMAP-it për periudhën 2018-2020 janë kalkuluar 13,499,501 euro. Ky buxhet përfshin sasinë e përafërt të aktiviteteve të PV-së, por nuk përfshin koston e ndikimit financiar të disa prej ligjeve dhe politikave që parashihen në këtë plan.

Ministri përmendi edhe parashikimet për hartimin e kornizës konceptuale për testimin e nëpunësve civilë, veprimet për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për procedurën administrative, por edhe për fazën përmbyllëse të zhvillimit të platformës së interoperabilitetit, e cila po zbatohet nga Microsoft. Në kuadër të planeve, ministri përmendi edhe identifikimin e shërbimeve publike që pritet të ofrohen online dhe për funksionalizimin e portalit e-KOSOVA, që do të jetë në funksion të shërbimit për qytetarët.

MAP-i, tha ministri Yagcilar, ka nisur procesin e inventarizmit te të dhënave në Qeverinë e Republikë së Kosovës dhe ka përfunduar vlerësimin e gatishmërisë për hapjen e të dhënave, sipas metodologjisë së Bankës Botërore, duke u konsultuar me shoqërinë civile, komunitetin e biznesit para finalizimit të raportit për këtë vlerësim.

Në fund të takimit, ministri Yagcilar shtroi domosdonë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me donatorë për realizimin e synimeve në fushën e administratës publike.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)