Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi thuhet se është në rrezik të humbasë ndeshjet e Copa America me Argjentinën këtë verë.
Sipas Sky Sport Italia, Icardi ishte zgjedhja e parë e Lionel Scalonit për të udhëhequr sulmin e Argjentinës në turne, duke pasur parasysh se trajneri nuk ka marrëdhënie të mira me Sergio Aguero dhe nuk po e konsideron Gonzalo Higuain, përcjell GazetaBlic.
Megjithatë, situata aktuale e 26-vjeçarit tek Interi e ka rrezikuar vendin e tij edhe në kombëtaren e Argjentinës.
Icardi ka tetë paraqitje dhe një gol për kombëtaren e tij, ndërsa Copa America fillon në Brazil më 14 qershor.
COMMENTS