Milani ka shënuar fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Gennaro Gattuso.
‘Rossonerët’ kanë mposhtur 2:1 në ‘San Siro’ Bolognan.
Bonaventura i dha epërsinë e parë Milanit në minutën e 10’. 13 minuta më vonë, mysafirët barazuan në 1:1 përmes Verdit.
Ishte sërish Bonaventura, që u shndërrua në hero te Milani, duke shënuar edhe golin e dytë, për 2:1, dhe për fitoren e parë të Gattusos në stolin e kuqezinjve./Lajmi.net/
COMMENTS