Gazetari, Berat Buzhala përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se Stadiumi i ri i Prishtinës duhet ta mbajë emrin e Fadil Vokrrit.
“Sigurisht qe eshte shume heret te flasim, por stadiumi i ri i Prishtines, i cili pritet te leshohet ne perdorim keto dite, tashme u be me emer te vetin: Stadiumi Fadil Vokrri. Çfare fati per stadiumin me e pase kete emen. Me e pase emnin e legjendes:, ka shkruar Buzhala.
Legjenda e futbollit të Kosovës dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka vdekur sot në moshën 57-vjeçare. Vokrri ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër rreth orës 9:30 të mëngjesit derisa po bënte fitnes.
COMMENTS