Menjëherë pas numërimit të votave me kush në Istog, të cilat nxorën fitues Haki Rugovën e LDK-së, ka reaguar deputetja e kësaj partie, Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se LDK është partia e parë politike në vend, ndërkohë që ka shtuar se abuzuesit e votës në Istog duhet të shkojnë në burg.
Ky është postimi i plotë i Osmanit:
“LDK e para në Istog
LDK fuqia e parë politike në vend.
Vullneti i qytetarëve u konfirmua përsëri. Abuzuesit e votës në burg”
COMMENTS