Vjosa Osmani merr një vendim që shokon LDK-në, ja çfarë do të bëjë nesër

Vjosa Osmani merr një vendim që shokon LDK-në, ja çfarë do të bëjë nesër

PDK drejt kapjes së KEK-ut: Blerand Stavileci ia mësyen kundërligjshëm garës për drejtor

Deputetja e LDK’së njëherit edhe ideatorja e një proteste masive kundër presidentit të vendit, Hashim Thaçi, Vjosa Osmani, nesër do t’i bashkohet Vetëvendosjes.

Burime të Gazetës Metro bëjnë të ditur se Vjosa Osmani do të marrë pjesë në protestën e nesërme të thirrur nga Vetëvendosje.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Madje, siç thonë këto burime ajo është permendur se do të mbajë edhe një fjalim gjatë protestës.

Gazeta Metro ka tentuar të kontaktojë me Osmanin, por e njëjta s’është përgjigjur.

Ndërkohë, në LDK nuk janë një mendje me Osmanin, pasi të njëjtit kanë deklaruar se nuk do marrin pjesë në këtë protestë, ani pse vazhdimisht theksojnë se ka shumë arsye për të protestuar.

Gjithashtu, përkundër vendimit të partisë për mospjesmarrje në protestë, edhe një deputet i LDK’së ka deklaruar publikisht se do t’i bashkohet Vetëvendosjes kundër Thaçit.

Bëhet fjalë për Haxhi Avdylin, i cili gjatë ditës se djeshme tha se kishte një dilemë për pjesëmarrje apo jo në protestën e së shtunës që organizohet nga Lëvizja Vetëvendosje, por tashmë ai i ka dhënë fund dilemës së tij dhe ka vendosur të marrë pjesë.

“…Unë vendosa. Që të shtunën nga ora 14 deri 16, ta zhveshi petkun e neurokirurgut, mësimdhënësit, veteranit por edhe kryetarit të degës së LDK-së e deputetit dhe të jem vetëm një qytetarë më shumë në Protestën e së shtunës. Aty do jem vetëm për Kosovën unike e të pandarë…”, shkruan Avdyli.

Ai thotë se këtë vendim e ka marrë vetëm për të kundërshtuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, siç e quan ai, vizatuesit të dështuar të hartave të copëtimit të Kosovës.

“Aty ato 2 orë s’do jem me asnjë parti as lëvizje por me qytetarin e revoltuar nga abuzimi i pushtetarëve jo legjitim që po luajnë me fatin e këtij vendi sikur ky vend është jetim ku ska burra e gra që i dalin zot këtij vendi. Aty jam për të treguar se jemi të rritur të gjithë sa për ti mos besuar përrallave të gjyshes politike si Hashim Thaqi për babadimrin Vuçiç i cili do nxjerrë nga thesi i tij njohjen e pavarësisë me këta kufinj dhe plus faljen luginës së Preshevës”, thekson Avdyli.

Ndërkohë, nesër pritet të mbahet protesta e thirrur nga VV, e kjo pas disa ditësh organizimi./Gazetametro.net

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)