Vlon shtypi britanik: Po na mbysin shqiptarët

Vlon shtypi britanik: Po na mbysin shqiptarët

Hahn nënshkruan: BE-ja ndihmon Serbinë me 97 milionë euro

Shtypi britanik vijon të denoncojë aktivitetet e paligjshme të grupeve shqiptare në Britani të Madhe. Në një shkrim të fundit, “Daily Star” raporton se bandat shqiptare po “mbysin” vendin me kokainë të cilësisë së lartë, 85% e pastër.

Aktivitetet ilegale më të shpeshta janë në Londër, Manchester, Birmingham dhe Liverpool. Një gram kokainë shitet më shumë se 100 Paund. Ndërsa kërkesat sa vijnë e shtohen, raporton britanikja “Daily Star”.

Përdorimi i shtuar i kokainës që trafikohet nga grupet kriminale shqiptare, ka rritur edhe numrin e vdekje nga mbidoza. Në Britani, për vitin 2017 janë shënuar 432 vdekje, katër herë më shumë se në vitin 2012. Pavarësisht rreziqeve, kërkesat për kokainë nuk janë zvogëluar.

Një burim i afërt me bandën e njohur “The Albanians”, i tha “Daily Star” se shqiptarët kanë zgjeruar aktivitetin ilegal në qytete të mëdha përveç Londrës. Sipas tij, shqiptarët janë të vetmit që kanë fuqinë për të trafikuar kokainë të pastër dhe ndërmarrin përsipër rreziqe. Ndërsa kërkesat sa vijnë e shtohen.

Policia britanike ka arrestuar disa prej anëtarëve të bandave shqiptare, por thotë se detyra për të luftuar këto grupe kriminale është e vështirë për shkak të numrit të madh të tyre dhe potencialit që ata kanë. Një zyrtar policie u shpreh se e kanë të vështirë të depërtojnë me agjentë të infiltruar nëpër komunitetet e shqiptarëve, për shkak të lidhje të ngushta të këtyre të fundit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)