Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Vlora LImani-Hajnuni, ka thënë në Llugaxhi se LDK-ja të dielën e 6 tetorit do t’ju japë leksion partive të tjera.
Ajo fjalimin e saj në Llugaxhi e nisi me fjalët më të mira për qytetarët e këtij vendi që njihet për njerëz të pendës.
“Të dielën, më 6 tetor, dhe deri atë ditë ne duhet të punojmë pandalë që me anë të votës së lirë, me kulturë të lartë siç i ka hije LDK-së dhe qytetarëve tanë, ne do t’ju japim leksion të demokracisë të gjitha partive tjera”, tha fillimisht Hajnuni.
Hajnuni është shprehur e bindur se Vjosa Osmane do të zgjidhet kryeministre e Kosovës në zgjedhjet e tetorit.
‘’Cdo grua,nënëapo vajzë e re e ci aka të drejtë vote , e ka një arysje jashtëzakonishtë shumë të fuqishme për të votuar LDK-në, sepse vetëm LDK dhe burrat e LDK-së kanë besuar dhe besojnë që shtetin mund ta udhëhq një grua si Vjosa Osmani’’, ka thënë Hajnuni në tubimin e mbajtur në Llugaxhi./Ulpianapress/
COMMENTS