Vora Limani-Hajnuni: Nuk është diskutuar për çështjen e Presidentit

Vora Limani-Hajnuni: Nuk është diskutuar për çështjen e Presidentit

U mbajt mbledhja e 4-të me radhë e Kuvendit Komunal të Lipjanit

Deputetja e LDK-së, Vlora Limani Hajnuni, deklaroi se në partinë e saj dhe me partnerët e koalicionit nuk është diskutuar për çështjen e postit të Presidentit.

Siç u shpreh ajo në një lidhje direkte për Edicionin Special në Klan Kosova, tani fokusi duhet të jetë në çështjet tjera që sipas saj janë më të rëndësishme.

“Ne jemi në një koalicion me AAK-në dhe si partner edhe me NISMËN, mendoj që kjo Qeveri ka një stabilitet për momentin dhe ka shumë punë të tjera që duhet t’i bëjë, si pandemia dhe rimëkëmbja ekonomike, por edhe për çështjen e Presidentit, partnerët  e koalicionit duhet të bisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje kur t’i vijë koha”.

“Besoj që nuk është diskutuar, sepse bisedimet e tilla që lidhen me zgjidhjen e çështjes së presidentit duhet të bisedohen në forumet e partisë dhe deri më tani s’ka pasur”.

“Do vendosin organet e partisë se a e përkrahin idenë e nominimin të sotëm për postin e presidentit të vendit. Me aq sa jam e informuar, nuk është biseduar një gjë e tilë, as në marrëveshjen e koalicionit”.

Partnerët duhet ta gjejnë forcën e durimin dhe të diskutojnë për të gjitha çështjet dhe për këto kur t’i vijë radha”.

“Të gjitha deklaratat që janë dhënë pro dhe kundër me të cilat është  ballafaquar Qeveria, besoj që do të ulen dhe t’i zgjidhin të gjitha problemet që për momentin janë në këtë koalicion”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)