Jemi në datën 14 skurt në ditën e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku qytetarët po u drejtohen vendvotimeve për të votuar të preferuarin e tyre për kryeministër si dhe për kandidatë për deputetë.
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ali Stublla, ka votuar sot në vendlindjen e tij në fshatin Jeta e Re, njofton Ulpianapress.
Ai ka thënë se momenti i vetëm në të cilin je plotësisht sovran është kur e ke të drejtën me zgjedh, e sot përmes kësaj të drejte, udhëheqjen ia delegojmë përfaqësuesve tanë, në të njëjtën kohë edhe po e përcaktojm të ardhmen tonë për 4 vitet e ardhëshme.
Po ashtu Stublla ka thënë se kjo e drejt e garantuar me ligj do të duhet të shfrytëzohet nga të gjithë.
“Momenti i vetëm në të cilin je plotësisht sovran është kur e ke të drejtën me zgjedh, e sot përmes kësaj të drejte, udhëheqjen i’a delegojmë përfaqësuesve tanë, në të njëjtën kohë edhe po e përcaktojm të ardhmen tonë për 4 vitet e ardhëshme.
Sot është një ditë e mirë, një ditë e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë. I uroj qytetarët e vendit tim. Ti’ japim perspektivë vetes, Kosovës tonë perëndimore, fëmijëve tanë më së shumti. Përhajr na qoftë të gjithëve, faleminderit dhe suksese”, ka thënë Stublla.
COMMENTS