Vrasësi i dyshuari i Mario Majollarit kyç gojën

Vrasësi i dyshuari i Mario Majollarit kyç gojën

A ka qenë në Belgjikë për heqjen e kilogramëve? Flet Shpend Ahmeti

Kastriot Gjuzi, autori i dyshuar i vrasjes së Mario Majollarit ka kyçur gojën para hetuesve në Policinë e Tiranës.
Grup hetimor i drejtuar nga prokurori, kanë tentuar për disa herë që të bindin atë të flasë, por Gjuzi nuk ka pranuar të japë asnjë detaj lidhur me ngjarjen e disa ditëve më parë, ku mbeti i vrarë në afërsi të banesës së tij, 28-vjeçari Mario Majollari.

Edhe pse Gjuzi është i dyshuari kryesor për vrasjen e 28-vjeçarit, për shkak se babai i të riut disa vite më parë i kishte vrarë vëllain, ai ka preferuar të mos rrëfehet për ngjarjen dhe të mos japë asnjë shpjegim pse ka tentuar të largohet nga Shqipëria.

Gjuzi u vu në pranga ditën e djeshme, teksa ka tentuar që të largohet nga vendi jonë në drejtim të Kosovës.

Për të shmangur pikasjen nga policia, ai ka preferuar që të kalojë në këmbë, por kanë qenë policë të Policisë Kufitare të cilët kanë mundur të dallojnë ata me anë të dylbive.

Policia e Tiranës ka dyshime të forta se ai është ndihmuar nga persona të tjerë për të kryer krimin, dhe për këtë ata kanë shpallur në kërkim një të njohurin e tij.

Blutë e Tiranës nuk kanë preferuar që të japin identitetin e tij, për shkak të hetimeve që janë në vazhdim.

/GazetaExpress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)