Personat që po dyshohen për vrasjen në Lipjan, janë ende në arrati.
Një i ri u vra si pasojë e një përleshje me armë zjarri që ndodhi në një lokal në qendër të Lipjanit.
Deri më tash, institucionet ende nuk i kanë rënë në gjurmë personave të dyshuar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj, e cila ka theksuar se janë në kërkim të të dyshuarve, raporton Nacionale.
Më 6 gusht një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.
Sipas policisë, pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktimat ishin dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka vdekur.
COMMENTS