Vuçiq e sulmon ashpër Hashim Thaçin

Vuçiq e sulmon ashpër Hashim Thaçin

Thaçi ngushëllon familjarët e policit që u gjet sot

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për deklaratat e tij për Vladimir Putinit.

Ai ka komentuar shkrimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt, të publikuar në Washington Post, e në të cilin flitet për përpjekjet e Serbisë që të dëmtojë sovranitetin e Kosovës e ndihmuar nga Rusia.

“Ata e përmendin gjithmonë Rusinë, kur e sulmojnë Serbinë. Ne jemi krenar për miqësinë me Rusinë. Një gjë duhet thënë, unë nuk e di pse Hashim Thaçi vrapon pas Vladimir Putinin në Paris dhe çdo kund tjetër”, ka thënë Vucic, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq gjithashtu ka folur edhe për qëndrimin e SHBA-së rreth dialogut, duke thënë se Serbia ka pajtueshmëri të plotë rreth atij qëndrimi.

“ Të bindur se çfarëdo kompromisi do të ishte zgjidhja më e mirë”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb gjithashtu ka përmendur taksën prej 100 për qind dhe vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mos e hequr atë.

“Ata do të vazhdojnë të flasin për sovranitetin, ne për të drejtat tona. Do të vazhdojmë të flasim në këtë mënyrë edhe për disa vite me radhë, në vend se të shikonim nga e ardhmja”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)