Vuçiq: Formimi i Ushtrisë së Kosovës çon drejt një katastrofe

Vuçiq: Formimi i Ushtrisë së Kosovës çon drejt një katastrofe

MENSUR NEZIRI KA BOTUAR LIBRIN “KURRIKULA MËSIMORE DHE TË MENDUARIT KRITIK “

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar ndaj deklaratave të krerëve insitucionalë kosovarë se transformimi i FSK-së, do të ndodhë gjatë muajit dhjetor.

Sipas tij, dikush po do që ta ‘uzurpojë’ pjesën veriore të Kosovës dhe se secili prej zyrtarëve po aktron kinse nuk e dinë se çfarë po ndodhë, transmeton lajmi.net.

“Është e ngadalshme, mirëpo kjo dërgon në një katastrofë totale”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka reaguar edhe për iniciativën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri për bashkimin e këtij qyteti.

Sipas presidentit serb, dikush duhet që këto problem t’ua adresojë ndërkombëtarëve, dhe se dikush duhet të merret me të njëjtat.

Kujtojmë, se sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës u miratua me 31 vota pro nisma e kryetarit të kësaj komune, Agim Bahtiri, për ndryshimin e ligjit për kufijtë administrativ për kufijtë e qytetit.

Ndërkaq, të hënën do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku do të vendoset edhe për caktimin e seancës ku do të votohet për tri projektligjet për FSK-në.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)