Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takua sot me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.
Por, Vuçiq nuk shkoi në këtë takim duar bosh.
Kësaj radhe ai kishte vendosur që t’i bëj një dhurata Zaevit.
Vuçiq kishte sjellë një fanellë të futbollit të ekipit të Vardarit me numrin 9, ku mbante emrin e tij “Vuçiq”, duke e falënderuar atë thellësisht.
Ndryshe, temat kryesore në këtë takim siç kanë theksuar ata kanë qenë përmirësimi i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve si dhe forcimi për bashkëpunimin ekonomik./Indeksonline/.
COMMENTS