Vuçiq: Hoyt Yee më kërkoi zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

Vuçiq: Hoyt Yee më kërkoi zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

Pacolli: S’kam vija të kuqe as për Arbanin e as për Shpendin, kam kushte për koalicion

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pohoi se zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Hoyt Yee i ka kërkuar zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi.
Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi ishin gjetur të vrarë në vitin 2001 në një varr masiv në Petrovo Selo në lindje të Beogradit.Ata kishin nënshtetësi amerikane kurse ishin arrestuar në vitin 1999 në vend-kalimin kufitar Kosovë-Serbi, me arsyetim se nuk kishin leje për kalimin e kufirit të Serbisë.

Gati 17 vite më pas ende asnjë person nuk është i dyshuar apo i arrestuar për këtë rast.E zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi ia ka kërkuar Hoyt Yee presidentit të Serbisë, gjatë një takimi ditëve të fundit, transmeton lajmi.netKëtë e ka bërë të ditur vet presidenti serb i cili ka theksuar se veç kësaj, Yee ka insistuar edhe në zbardhjen e rastit të djegies së ambasadës së Amerikës në Serbi në vitin 2008 pasi u shpall pavarësia e Kosovës.Zyrtari i lartë amerikan gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij për ndikimin e Rusisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.Yee kishte deklaruar se “Serbia nuk mund të ulet në dy ulëse”, duke aluduar në Rusinë dhe Bashkimin Evropian.Gjatë një konference me presidentin e Republikës Srpska në Bosnje, Milorad Dodik, presidenti i Serbisë theksoi se ia ka bërë me dije Yees se edhe ata duhet ta mbrojnë integritetin e Serbisë.“Ne i respektojmë interesat e Amerikës, Evropës, Rusisë. Por edhe ata duhet të respektojnë interesat e Serbisë”, shtoi Vuçiq.“Yee është një politikan serioz, më përcolli mesazhe për ne të vështira. Toni ishte më i lartë se herave të kaluara, por unë mbrojta interesat e Serbisë”, deklaroi presidenti i Serbisë.Detaje të tjera edhe më konkrete nga takimi me Hoyt Yee, presidenti serb premtoi se do të shpalos gjatë një interviste e cila do të publikohet nesër.Hoyt Briyan Yee gjatë javës që po lëmë pas ka qëndruar edhe në Kosovë, ku është takuar me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve. /Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)