Vuçiq lut Rumaninë e Greqinë të mos e ndërrojnë qëndrimin për Kosovën

Vuçiq lut Rumaninë e Greqinë të mos e ndërrojnë qëndrimin për Kosovën

Udhëheqësi i Koresë së Veriut e tronditi planetin: Do ta bëj para të gjithë botës!

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq po qëndron në Selanik.

Atje po mbahet mbledhje Këshillit të lartë për bashkëpunim ndërmjet Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.

Takimi katërpalësh i kryeministrit të Greqisë Alexis Tzipras, atij të Bullgarisë Bojko Borisov, kryeministres së Rumanisë Vjorika Dançile dhe kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, siç njoftojnë medie të Beogradit, për temë ka projektet infrastrukturore dhe lidhjen ndërmjet katër vendeve, transmeton Koha.net.

Në takim, siç ka paralajmëruar Vuçiq, temë do të jenë edhe marrëdhëniet e Beogradit me Prishtinën.

“Do të flas për marrëdhëniet e Beogradit e të Prishtinës dhe për vazhdimin e dialogut. Dy nga tri vendet pjesëmarrëse nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe unë do të kërkoj nga ta që të mbeten fuqimisht në qëndrimin që e kanë. E miqve tanë bullgarë do të përpiqem edhe një herë t’ua sqaroj qëndrimet tona”, ka thënë Vuçiq.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)