Vuçiq: Po të ishte në punë Safet Gërxhaliu nuk do të vendosej kjo taksë

Vuçiq: Po të ishte në punë Safet Gërxhaliu nuk do të vendosej kjo taksë

Me 8 dhjetor, Beogradi ngrihet në këmbë kundër regjimit të Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq, në konferencën e organizuar për shtyp pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksë prej 100 për qind për produktet serbe, ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte po të mos shkarkohej Safet Gërxhaliu nga kreu i Odës Ekonomike të Republikës së Kosovës.
“Turp që e kanë larguar Safet Gërxhaliun nga Oda Ekonomike e Kosovës, ai e dinte se çfarë është tregtia dhe çfarë është ekonomia”, ka thënë Vuçiq në konferencë për shtyp.

Ai ndër të tjera ka thënë që një masë e tillë është vendim i pastër politik, i cili nuk ka të bëjë me mënyrën se si funksionon ekonomia.

Kryetari aktual i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksë ndaj produkteve serbe.

Ndërsa gjatë kohës kur Gërxhaliu ishte në krye të OEK-ut, kishte organizuar një panair në Kosovë në të cilin kishin marrë pjesë dhjetëra kompani serbe. /GazetaExpress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)