VUÇIQ REAGON PAS KËRCËNIMEVE ME LUFTË TË THAÇIT

VUÇIQ REAGON PAS KËRCËNIMEVE ME LUFTË TË THAÇIT

Qosja vazhdon sulmet ndaj Thaçit, e krahason me diktatorët që japin dekorata

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas deklaratave të presidentit Thaçi i cili tha se “kërcënimeve të Serbisë i përgjigjemi si para 19 viteve”.

Vuçiq ka thënë se shteti serb është i interesuar vetëm për paqe, kurse Thaçi le t’i përmendë armët.

“Nuk më pëlqen të merrem me armë, nëse Thaçi dëshiron le ta bëjë. Por jo pushkët që shkatërruan Serbinë. E jona është të kemi politikë të paqes”, tha presidenti serb, transmeton lajmi.net

Ai ka kërkuar reagim edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

“Disa nga komuniteti ndërkombëtar duhet të pyeten se çfarë mendojnë, pse u sulmua Serbia në vitin 1999”, tha Vuçiq.

“Sa për mua, unë nuk merrem me armë, e nëse i pëlqen Thaçit ai le të vazhdojë, por jo me avionët që e shkatërruan Serbinë”, tha tutje presidenti i Serbisë.

Deklarata e presidentit të Kosovës sot nxiti reagime edhe nga zyrtarët tjerë serbë.

Gjuriq tha se deklaratat e tilla ndjellin urrejte dhe luftë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)