Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi është ankuar sot se Kosova po sillet në mënyrë të padrejtë dhe situata në Serbi, kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk është e lehtë, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se të jetë i lumtur që serbët janë zgjuar duke dëshmuar se të jenë faktor i rëndësishëm politik.
“Ata në mënyrë qytetëruese e demokratike kanë protestave kundër masave të Kosovës. Unë do t’i ftoj ata që t’ vazhdojnë protesta paqësore“, citon “kurir” të ketë thënë Vuçiq i cili ka shtuar:
“Kemi popullin që është i gatshëm ta ruajë territorin vet dhe shtetin që është i gatshëm t’i ndihmojë ata”.
Ai ka thënë se shqiptarët e Kosovës llogarisin ta kenë shtetin e vet, se atë tashmë e kanë fituar dhe se për atë do të luftojnë me të gjitha kushtet.
“Unë do të vazhdoj së luftuari për Kosovën me tërë zemrën dhe për popullin tonë atje. Një pjesë e rëndësishme e botës e ka njohur shtetësinë e saj dhe ne duhet ta kuptojmë se cilat janë kornizat në të cilat lëviz kjo. Absolutisht është joreale që t’i ndryshojmë këshillat e shteteve të mëdha, por ne mund t’i bëjmë të gjitha për të luftuar për popullin tonë dhe për ta ruajtur shtetin tonë”, ka thënë Vuçiq.
COMMENTS