Vuçiqi thotë se në një takim me Thaçin ishin afër rrahjes: Kuçi iu sul Daçiqit…

Vuçiqi thotë se në një takim me Thaçin ishin afër rrahjes: Kuçi iu sul Daçiqit…

Drejtoresha Bytyqi me një shënim u drejtohet qytetarëve: Ka këtë mesazh për ju!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka dhënë një detaj nga takimet që i zhvillon me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në një intervistë për “TV Pink”, ai ka thënë se në takimet në katër sy me Thaçin flasin në gjuhën angleze, mirëpo kur gjërat nxehen, atëherë kalojnë në serbisht.

“Flasim në anglisht, derisa nuk vjen deri tek ndonjë përplasje verbale… atëherë kalojmë në serbisht”, ka thënë Vuçiqi.

Madje, ai ka treguar se në një rast kanë qenë afër edhe të një përleshjeje fizike, por se gjithçka ka përfunduar shpejt.

“Njëherë ishim afër përleshjes fizike. (Hajredin) Kuçi iu sul (Ivica) Daçiqit, ndërsa unë atij… por gjithçka përfundoi shpejt”, është shprehur Vuçiqi. /Aktivpress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)