Në Kuvendin e Republikës së Kosovës po vazhdon miratimi i ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
E ndërkohë nga Beogradi vijnë deklarata kundër kësaj nisme për krijimin e ushtrisë e cila po përkrahet fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe e Franca.
Ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, ka thënë se e ka informuar në detaje presidentin e Serbisë, për situatën në Kosovë.
“Ai u informua për çdo hollësi nga përfaqësuesit e ushtrisë serbe, por edhe nga BIA”, ka thënë Vulin për TV Pink.
Ai ka thënë se Vuçiqi është i shqetësuar me atë që po ndodh në Kosovë.
“Ne si ushtri jemi gati të përmbushim çdo komandë të komandantit suprem, ajo është detyra jonë. Çfarë urdhri të vendoset nga komandanti suprem do të bëhet”, ka thënë Vulin.
Ai ka treguar se Vuçiq është në komunikim të vazhdueshëm me ushtrinë, dhe ka informacione për gjithçka që po ndodh në Kosovë. /GazetaExpress/
COMMENTS