Vullent Bashka i ka shënuar dy gola të shkëlqyer që, megjithatë, nuk ishin të mjaftueshëm për t’ia parandaluar humbjen ekipit të tij Wisla kundër Pogon Szczecin në ligën elitare të Polonisë.
Mesfushori shqiptar Basha realizoi dy gola të jashtëzakonshëm nga largësia brenda dy minutave në fund të takimit mes Wilsa dhe Pogon, i vlefshëm për javën e 24-të të Ekstraklas, raporton Gazeta Express.
Vizitorët po udhëhiqnin 3:0 kur Basha shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 87-të, duke tundur rrjetën e portës me një goditje të fuqishme nga rreth 30 metra largësi.
Vetëm dy minuta më vonë, ai shënoi edhe një herë, këtë radhë me vollei nga rreth 25 metra largësi.
Megjithatë, Wilsa nuk i shpëtoi humbjes pasi takimi u mbyll 3:2 në favor të Pogon.
Por, golat e shqiptarët sigurisht do të zënë vend për golin e vitit në ligën polake nëse jo në Evropë.
COMMENTS