VV e konsideron normal procesin e transportimit të votuesve

VV e konsideron normal procesin e transportimit të votuesve

Vjosa Osmani infektohet me COVID-19, Kuvendari i LDK-së i dëshiron shërim të shpejtë

Lidhja Demokratike e Kosovës po pret që rezultati në kryeqytet të kthehet në favor të kandidatit të tyre, Arban Abrashit.

Kjo parti i ka kërkuar Panelit për Ankesa dhe Parashtresa rinumërimin e të gjitha votave për komunën e Prishtinës, raporton KTV.

Ismet Beqiri, Sekretar i Përgjithshëm i LDK-s, ka kërkuar edhe hetimin e transportit të organizuar për votuesit nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi sipas tyre, ka elemente të veprës penale.

Megjithatë, në Vetëvendosje, janë të bindur se rinumërimi nuk do të ndryshonte emrin e fituesit, kandidatit të tyre Shpend Ahmeti.

Derisa lidhur me organizimin e transportit, kreu i VV-së, Visar Ymeri e ka quajtur një proces normal, e si shembull ka përmendur edhe shtetin e Kanadasë, respektivisht fushatën e kryeministrit Justin Trudeau.

Dallimi në vota ndërmjet Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes e Arban Abrashit të Lidhjes Demokratike aktualisht është në vetëm 237 vota, por që ende nuk janë numëruar votat me kusht e ato të ardhura me postë.

© KOHA

COMMENTS