VV e Lipjanit reagon ndaj kërcënimit të gazetarit Ademi

VV e Lipjanit reagon ndaj kërcënimit të gazetarit Ademi

Albin Kurti: Shpend Ahmeti nuk më kishte treguar ambiciet për kryetar

”Liria e fjalës dhe shprehjes, si një e drejtë universale e mbrojtur nga të gjitha konventat për të drejtat e njeriut, duhet të ruhet dhe respektohet nga të gjithë. Është i papranueshëm shantazhi dhe kërcënimi i përdorur nga kushdoqoftë si mjet për ta ndalur fjalën e lirë.

Prandaj, me rastin e gjuhës denigruese dhe kërcënuese të përdorur së fundi nga drejtori i Drejtoratit të Administratës, Avni Olluri kundrejt gazetarit të Koha Ditore, Agim Ademit, Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra Lipjan, dënon ashpër këtë akt, duke kërkuar me ngulm nga zyrtarët komunalë dhe kushdo tjeter që të përmbahen nga veprime të tilla, në mënyrë që gazetarëve dhe kujtdo tjeter që orienton punën e tij në të mirë të transparencë dhe së vërtetës, t’u sigurohet një ambient i lirë dhe i pakontrollueshëm.

Tendenca të tilla, përveç se janë të ulëta e të rrezikshme, janë edhe në kundërshtim me interesin e qytetarëve të Lipjanit, të cilët nuk duhet të privohen kurrsesi nga e vërteta dhe transparenca”, shkruan Lëvizja VETËVENDOSJE e Lipjanit në faqen e tyre zyrtare.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)