Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje s’ka kush që i ndalë!
Përplasjet dhe mospajtimet për çështje të ndryshme edhe më tej vazhdojnë të jenë prezente mes tyre.
I radhës që ka reaguar për parregullësi është Gëzon Kastrati, vëllau i Qëndron Kastratit- kryetar i Komunës së Kamenicës.
Me anë të një paraqiteje në llogrinë e tij në Facebook, Kastrati ka akuzuar krahun e Albin Kurtit lidhur me përzgjedhjen e udhëheqësve të VV-së në Prishtinë, transmeton Indeksonline.
Sipas Kastratit, disa ditë më parë në mbledhjen e grupit të asamblistëve në Prishtinë është votuar që Drilon Pireva, të jetë Shef i Grupit të Asamblistëve, përkundër një kandidateje tjetër në radhët e tyre.
Kastrati thotë se VV kishte shumë besim në Pireven, sa që shumë herë ka strehuar edhe Kurtin në kohën kur ai ndodhej në arrati.
“Pak ditë më vonë u mbajt mbledhja e Këshillit të Qendrës së Prishtinës ku ndër të tjera do të votohej edhe për Drilonin si shef i grupit pasi me shumicë votash ishte votuar nga kolegët e tij asamblist (procedurë e paraparë me Statut).
Nga mënyra e organizimit të mbledhjes, qëllimit të mbajtjes së saj si dhe nga informatat që kishte marrë Driloni për një organizim mes anëtarëve të Këshillit për rrëzimin e tij, të udhëhequr nga një koleg i tij asamblist dhe djali i hallës së tij, “veteran” në Lëvizje, një grup vendosi të mos marrë pjesë në këtë mbledhje duke mos dashur që ta legjitimoj këtë proces “demokratik” (të përgatitur paraprakisht).
Normalisht, për Drilonin u votua kundër, me një numër të konsiderueshëm të abstenimeve dhe vetëm dy vota në mbështetje të tij. I zgjedhur nga kolegët asamblist si përfaqësuesi më i denjë i tyre, u rrëzua nga delegatët e Këshillit të Qendrës së Prishtinës me të vetmen arsye, që ka mospajtime me Albinin dhe tifozët e tij, si dhe mënyrën sesi është propaganduar nëpër aktivist rreth këtij problemi për më shumë se 1 vit.”, ka shkruar Kastrari mes tjerash.
Sipas tij, gjëja më e dhimbshme është kur disa nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje e kontaktuan Drilonin duke i kërkuar falje për abstenimin e tyre.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Ndër thirrjet më të shpeshta kohëve të fundit brenda aktivistëve është edhe ajo për pjesëmarrje dhe diskutim në organet e Lëvizjes.
Me statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të gjithë kandidatët për asamble komunale duhet të votohen nga Këshilli i qendrës përkatëse në mënyrë që të jenë në listën e kandidatëve për asamble të Lëvizjes në atë komunë.
Në mbledhjen e Këshillit të Qendës së Prishtinës, të mbajtur në muajin gusht të vitit 2017, është votuar lista e kandidatëve për Kuvend Komunal të Prishtinës nga radhët e VV-së. Në këtë votim të brendshëm me numrin më të madh të votave (44) u votua drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia. Nga respekti për punën e mirë që e kishte bërë. I dyti me numrin më të madh të votave (43) ishte Drilon Pireva, tashmë edhe i zgjedhur si asamblist. Dhe i fundit i zgjedhur me numrin më të vogël të votave ishte me 7 vota.
Shumë nga kandidatët nuk kishin arritur të fitojnë besimin e anëtarëve për të qenë kandidat për asamble.
Driloni kishte marrë numër të madh të votave sepse kishte punuar për shumë vite në strukturimin e Qendrës së Prishtinës dhe ishte shumë i njohur nga të gjithë anëtarët. Gjithashtu ka qenë i përfshirë në të gjitha aktivitetet e Lëvizjes, sa herë që i është kërkuar nga organizata, me apo pa dëshirën e tij. Mund të them lirisht që Driloni ka qenë gjithnjë ndër aktivistët më të dalluar të Lëvizjes dhe shembull për të gjithë neve të tjerëve. Madje, për ta marrë një shembull, aq besim të madh ka pasur Lëvizja në të sa që ka strehuar për disa ditë në shtëpinë e tij edhe Albinin në kohën kur gjendej në arrati.
Bazuar në bindjet, aftësitë dhe vullnetin që ka Driloni, para disa ditësh, në mbledhjen e grupit të asamblistëve tanë në Prishtinë u votua që ai të jetë Shef i grupit të asamblistëve përkundër një kandidateje tjetër në radhët e tyre. Megjithëse disa nga shokët nuk e votuan dhe tashmë nuk po i besokan, Driloni mori numrin e mjaftueshëm të votave në grup.
Pak ditë më vonë u mbajt mbledhja e Këshillit të Qendrës së Prishtinës ku ndër të tjera do të votohej edhe për Drilonin si shef i grupit pasi me shumicë votash ishte votuar nga kolegët e tij asamblist (procedurë e paraparë me Statut).
Nga mënyra e organizimit të mbledhjes, qëllimit të mbajtjes së saj si dhe nga informatat që kishte marrë Driloni për një organizim mes anëtarëve të Këshillit për rrëzimin e tij, të udhëhequr nga një koleg i tij asamblist dhe djali i hallës së tij, “veteran” në Lëvizje, një grup vendosi të mos marrë pjesë në këtë mbledhje duke mos dashur që ta legjitimoj këtë proces “demokratik” (të përgatitur paraprakisht).
Normalisht, për Drilonin u votua kundër, me një numër të konsiderueshëm të abstenimeve dhe vetëm dy vota në mbështetje të tij. I zgjedhur nga kolegët asamblist si përfaqësuesi më i denjë i tyre, u rrëzua nga delegatët e Këshillit të Qendrës së Prishtinës me të vetmen arsye, që ka mospajtime me Albinin dhe tifozët e tij, si dhe mënyrën sesi është propaganduar nëpër aktivist rreth këtij problemi për më shumë se 1 vit.
Anëtarët e Këshillit, të njejtët që dikur e mbështetën aq shumë, sot nuk e votuan, jo për mospajtime me bindjet e tij, sepse Driloni i ka po ato bindje që i kishte mësuar në Lëvizje dhe jashtë saj, por sepse “nuk është” me Albin Kurtin.
Ky proces zgjedhor i brendshëm, për caktimin e shefit të grupit, na dëshmoi që me të vërtetë është banale dhe e pasinqertë thirrja për pjesëmarrje dhe diskutim në organet e Lëvizjes. Thirrjet për pjesëmarrje janë për konsum publik, sepse diskutimi dhe argumenti i vetëm tashmë është a je me apo kundër “babës”, dhe se çdo argument tjetër është i pavlerë.
Gjëja më e dhimbshme është kur disa nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje e kontaktuan Drilonin duke i kërkuar falje për abstenimin e tyre, duke mos e mbeshtetur, sepse situata e krijuar ia pamundësonte që të votojnë me bindje të tyre (me gjasë edhe sepse mund të shpalleshin tradhëtar pastaj). Ndoshta edhe për këtë fakt u votua me votim të hapur, në kundërshtim me rregulloren dhe statutin që thot se çdo votim për pozicione drejtuese në Lëvizje bëhet me votim me fshehtë.
P.s. Nuk kam qare pa e tregu edhe një fakt për të treguar gjendjen nëpër të cilën po kalon Lëvizja. Kjo mbledhje ishte udhëhequr nga:
1. Ushtruesi i detyrës së sekretarit organizativ të Lëvizjes
2. Zëvendëskryesusei i Këshillit të Qendrës së Prishtinës dhe
3. Nënkryetari i dytë i Qendrës së Prishtinës
COMMENTS