Manchester Unitedi ka mposhtur me vështirësi Watfordin me rezultat 4 me 2 për të mbetur në hap me liderin, Manchester City.
Fitoren e “Djajve të Kuq” e zbehën vendasit që realizuan dy gola në pjesën e dytë për të vënë në dyshim pikët e plota të Unitedit.
Ashley Young me dy gola dhe një të Anthony Martialit ia siguruan epërsinë prej 3 me 0 në pjesën e parë, por Watfordi u kthye në lojë në pjesën e dytë. Ishin Troy Deeney dhe Doucoure që realizuan për 3 me 2 kurse Jesse Lingard i dha fund serisë së golave në këtë takim.
Me këtë fitore Unitedi tubon 32 pikë, pesë më pak se City në pozitën e parë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
© KOHA
COMMENTS