WBC merr vendim për duelin Wilder-Fury

WBC merr vendim për duelin Wilder-Fury

DIEGO SIMEONE MUND TA HUMBAS FINALEN E EUROPA LEAGUE

WBC (World Boxing Council) ka urdhëruar sot dy boksierët e peshës së rëndë Deontay Wilder e Tyson Fury që të nisin zyrtarisht negociatat për të zhvilluar revanshin.


Sfida e parë zhvilluar më 2 dhjetor në Los Anxhelos u mbyll në barazim, ndaj WBC kërkon me çdo kusht të nxjerrë një fitues, i cili do të mbajë titullin kampion bote të kësaj kategorie. Të dy boksierët janë të pamposhtur në ring.

Wilder (41 fitore e 1 barazim) e mbrojti titullin e kategorisë WBC pas barazimit me Fury (27 fitore e 1 barazim), në atë që u konsiderua si sfida më e bukur dhe e ndjekur e peshës së rëndë në 15 vitet e fundit. WBC ka konfirmuar se dy boksierët kanë afat deri më 5 shkurt për të mbyllur marrëveshjen, nga e cila Wilder do të marrë 60% të fitimit dhe Fury 40%.

Një urdhër që lë me “gisht në gojë” kampionin tjetër të botës në peshën e rëndë, britanikun Anthony Joshua, që shpresonte të duelonte me njëri prej tyre, më 13 prill në “Wembley”. Por tashmë Joshua i duhet të gjejë një rival tjetër, pasi Wilder e Fury do të nisin bisedimet e më pas stërvitjen për revanshin, që pritet të zhvillohet para sezonit veror.

WBC ka ndryshuar përqindjet e fitimit për këtë sfidë të dytë, nga 70-30 për Wilder që ishte në përballjen e parë në 60-40, duke parë se vlera e Fury është rritur ndjeshëm pas paraqitjes në sfidën e parë. Të dy boksierët e peshës së rëndë kanë folur disa herë për revanshin, duke qenë parimisht dakord. Pritet që edhe sfida e dytë të zhvillohet në Amerikë. /TeleSport/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)