Webometrics: AAB, lider në arsimin e lartë në Kosovë

Webometrics: AAB, lider në arsimin e lartë në Kosovë

Populli i Kosovës sivjet më optimist se sa vitet e kaluara

Cybometric Lab i Këshillit Spanjoll për Kërkim Shkencor ka publikuar rezultatet e rangimit të institucioneve botërore te arsimit të lartë Webometrics. Sipas rangimit, Universiteti i Prishtinës (UP) dhe Kolegji AAB, janë liderë në arsimin e lartë në Kosovë. Në rangimin e edicionit të janarit, UP rangohet si institucion më i mirë publik ndërsa Kolegji AAB mbetet lider në ofertën arsimore jopublike.

Ranglista prestigjioze e universiteteve botërore Webometrics, e cila bën rangimin e institucioneve të arsimit të lartë në dy periudha, janar dhe gusht, ka publikuar rezultatet e rangimit për janar 2019.

Në kuadër të vlerësimit është përfshirë edhe sektori i arsimit të lartë në Kosovë. Në bazë të rezultateve të publikuara, Universiteti i Prishtinës dhe Kolegji AAB prijnë në Kosovë për nga prezenca, publikimet dhe ndikimi i tyre në web platformën ndërkombëtare.

Në dhjetëshen e parë të rangimit të institucioneve të Kosovës, nga institucionet publike hyjnë edhe Universiteti i Prizrenit dhe ai i Mitrovicës si dhe Kolegji UBT nga institucionet private.

Ndërkohë, nëse analizohen të dhënat në rangimin e institucioneve më të mira në trojet shqiptare, nga institucionet publike prin Universiteti i Prishtinës, i pasuar nga ai i Tiranës, ndërsa Kolegji AAB mbetet institucioni më i mirë jopublik.

Rangimi në Webometrics është duke fituar influencë të shtuar viteve të fundit, ndërsa në këtë listë përfshihen rreth 30 mijë institucione të larta arsimore në mbarë globin. Kësaj liste i prijnë Universitetet më të mira botërore si Harvardi, Stanfordi, Oksfordi, etj..

..

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)