Trajneri legjendar i Arsenalit e ka përfunduar aventurën e tij tek londinezët duarthatë
Të vetmen garë që Arsenal ishte në garë për trofe, atë të Europa Ligë, Wenger e ka humbur sonte kundër Atletico Madrid duke përfunduar kështu karrierën pa trofe në vitin e fundit.
Arsenal u takua në gjysmëfinale të Europa Ligës kundër Atletico Madridit, që ishte një short jo edhe aq i mirë për Arsenalin.
Pas barazimit në Emirates 1-1 të Arsenalit kundër Atleticos ndeshja e dytë gjysmëfinale u zhvillua në Ëanda Metropolitano.
Në Madrid, Atletico ishte me e kompletuar pasi që për këtë skuadër ishte kthyer sulmuesi i rrezikshëm Diego Costa.
Pjesa e parë ishte e barabartë deri në fund të takimit.
Costa do të shënonten në minutën e 47 të pjesës së parë për të kaluar në epërsi Atleticon me rezultat 1-0.
Pjesa e dytë nisi me një presion më të madh të Arsenalit por që londinezet nuk arritën që të barazojnë rezultatin.
Atletico Madrid do ta pret finalistin e radhës nga ndeshja Salzburg – Marseile, e cila ka shkuar në vazhdime. /GazetaExpress/
COMMENTS