Xhafo Kaleshi me thonë

Xhafo Kaleshi me thonë

Pas Luginës, Thaçi takon edhe liderin e shqiptarëve në Maqedoni

Ani pse karrieren e filloi në Ulpianë, Xhafer Kaleshi i rezitoi për shumë vite ofertave të majme që erdhën në adresë të tij nga klube të ndryshe të Kosovës dhe mbeti besnik klubit ku tash e disa e vite e bartë fanelën bardh e kaltërt me shumë pergjegjësi, transmeton Ulpianapress.

Në jo pak raste i përbuzur nga trajner të huaj që erdhën në Lipjan si turistë, Xhafa nuk u dorëzua përballë tyre, mirëpo rezistoi i patundur, madje në shumë raste pa asnjë kompensim material.

Krejt kjo pathyeshmëri e kapitenit legjendë, doli të jetë hajri i Ulpianës e cila me golin e tij në derbin e sotëm kundër Dardanës, prakishtikisht u kualifikua në Ligën e Parë.

Ulpiana me fitoren që arriti sot në “Sami Kelmendi”, tashmë kyeson tabelën në Ligën e Dytë, ku kanë mbetur edhe dy xhiro deri ne fund të kampionatit./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)