Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut është shumë i fuqishëm financiarisht. Gani Dreshaj deri më tani ka qenë aksionarë në dy kompani edhe me një deputet të PDK-së.
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti ka hequr dorë nga ortakëria në dy biznese me deputetin e AAK-së, Gani Dreshaj i cili njëherësh është edhe kandidatë për kryetar të Komunës së Istogut në rivotimin që do të mbahen më 17 dhjetor, shkruan lajmi.net.
Vitin e kaluar, deputeti Haliti kishte deklaruar në Agjencinë Kundër Korruptonit se është aksionarë në kompaninë “DBBH Kosova Clinic Management, 70405407”, me 25 për qind të aksioneve që nga viti 2007. Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, e cila i rifreskon të dhënat më vonës, në këtë biznes janë pronarë edhe Roland Josef Berlinger, Olaf Baas e Gani Dreshaj.
Po ashtu, në deklarimin e vitit të kaluar, deputeti Haliti kishte deklaruar se është bashkëpronarë edhe në kompaninë “Markometal Kosova SHPK”, me 33.33 për qind të aksioneve me ortakët Alexander Michael Julius e Gani Dreshaj.
Në deklarimin e vitit 2017, Haliti nuk ka shënuar aksione në shoqëri komerciale.
I pyetur nga lajmi.net, lidhur më atë se pse nuk janë deklaruar aksionet në dy kompanitë, ka thënë se “Nuk e kam asnjë aksion askund”, duke mos treguar nëse i ka shitur ato, apo i ka bartur tek ndonjë person tjetër.
Si deputet i ri i Kuvendit të Kosovës, pasuria e Dreshajt ende nuk është publikuar në ueb-faqen e AKK-së.
Por, sipas ARBK, Dreshaj është shumë i fuqishëm financiarisht pasi rezultoni të jetë pronarë edhe në disa kompani tjera, ndërsa ka deklaruar se ka biznese edhe jashtë Kosovës.
COMMENTS