“Xhelozi dhe zënka” motrash, Vjollcat tregojnë edhe njëherë sa duhen

“Xhelozi dhe zënka” motrash, Vjollcat tregojnë edhe njëherë sa duhen

Nuk ka asgjë zyrtare rreth ardhjes së Rita Orës në Kosovë

Motrat Vjollca shquhen për komunikimin e lirshëm që kanë me njëra-tjetrën edhe në rrjete sociale.
Këtë herë Luana përmes një foto të hershme i ka dedikuar motrës së saj të madhe, Lirës, një postim prekës ku shkruan:

“Kjo foto sapo më shkriu zemrën !! Unë e vogël dhe motra ime Lira. Gjithe jeten kam me te mbyt me puthje si ketu jeta ime,”-përfundon Luana. Por duket se moderatorja Marina Vjollca është ndjerë pak “xheloze” për dashurinë që po shkëmbinin dy motrat e saj në instagram dhe ka shkruar: Je sigurte qe je ti? Dukesh si cun haram,”-përfundon Marina, ndërkohë që biseda mes motrave ka vijuar kështu:

Luana: Ti legene mos te te nxjerr foto se si banjake na mbante mami dhe njesoj ngjaje dhe ti

Marina: hahahahhahahahah une vecse isha versioni goce, kurse ti cun

Luana:normal isha cuni shtepise tju mbroja juve

Këto komente kanë treguar edhe njëherë sesa të afërta janë motrat Vjollca me njëra-tjetrën dhe diçka të tillë e tregojnë gjithmonë./Gazeta Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)