Xherdan Shaqiri ka vazhduar me paraqitje fantastike në Angli.
Ylli nga Kosova me pasaportë zvicerane ka qenë titullar si gjithnjë për Stoke Cityn në përballje me Leicester Cityn 2:2.
Gjilanasi ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim për t’ia siguruar një piké skuadrës së tij.
Fillimisht Xherdani shënoi në minutën e 39-të pas asistimit nga Chupo Moting.
Ndërkohë në minutën e 73-të, ylli nga Kosova i Përfaqësueses së Zvicrês dhuroi një asistim për Peter Crouch i cili barazoi rezultatin në 2-2.
Goli i sotëm ishte i dyti për Xherdanin këtë edicion në Ligën Premier.
25-vjeçari përpos dy golave ka bërë edhe katër asistime.
Në fund të ndeshjes, Shaqiri është shpallur si futbollisti më i mirë me notën 8.2.
COMMENTS